Telenews

Makina hyn në kampin e shkollës, humbin jetën katër fëmijë në SHBA

Katër fëmijë humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën kur një makinë u përplas me një ndërtesë kampi pas një shkolle të hënën pasdite në një qytet jashtë Springfield, Illinois, tha policia.

Sipas autoriteteve lokale, oficerët iu përgjigjën rreth orës 3:20 pasdite (22:30 CET) telefonatave për një automjet që goditi për vdekje tre persona, duke u përplasur me një ndërtesë shkolle dhe më pas duke goditur një person tjetër përpara se të dilte nga ana tjetër, tha zëvendësshefi i Departamentit të Policisë së Chatham, Scott Tarter.

Viktimat ishin midis moshës 4 dhe 18 vjeç, tha Policia Shtetërore e Illinois në një deklaratë të dërguar me email.

Disa persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, tha policia.

Shoferi, i cili nuk u lëndua, ishte i vetëm në automjet dhe u dërgua në spital për vlerësim.

Policia Shtetërore e Illinois nuk ka thënë nëse shoferi është arrestuar apo është marrë në paraburgim.

Të ngajshme

Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

Erzana Fazliu

Rritet mbi 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Valjeta Turkaj

Vdekja e të riut nga Lipjani: Çfarë dihet deri tani

Erzana Fazliu