Telenews

Malaj: Kosova është investitori më i madh në Shqipëri, sot ndihem si vëlla i madh

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, theksoi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai shprehu se ndihet si një “vëlla i madh” i Kosovës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve.

“113 vjet më parë, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe këta burra i thanë botës me një zë të fuqishëm që Shqipëria u shpall e pavarur. Kjo nuk ishte thjesht një deklaratë, por një simfoni e guximit dhe shpresës. Kur flas sot nga kjo sallë, nuk ndihem si ambasador, por si një vëlla i madh i Kosovës, që më pret me një sofër të madhe. Bashkëpunimi ynë është intensifikuar në çdo fushë, veçanërisht në atë të sigurisë, dhe jemi të hapur për tregti. Kosova është investitori më i madh në Shqipëri. Synojmë rritjen e binjakëzimeve lokale. Ndjej pulsin e një kombi vital që ka luftuar për lirinë e tij për shumë vite”, tha Malaj.

Malaj ndër tjerash përmendi edhe ish luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Të ngajshme

Zhvillohen gërmime në Pejë e Prizren, gjenden dhe zhvarrosen mbetje mortore

KushtrimGuraj

Kongresmenët amerikanë shkojnë në KFOR, Komandanti u jep informacione për situatën e sigurisë

KushtrimGuraj

“Bombë në Drejtorinë e Përgjithshme”, kërcënimi në serbisht që alarmoi mbrëmë pas mesnate Policinë e Kosovës

Donat Hashani