Telenews

Maliqi fiton medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane për Universitete

Karateisti kosovar, Betim Maliqi ka arritur një sukses të madh në garat ndërkombëtare.

Ai ka arritur të zërë një vend në podium, duke u stolisur me medalje

Betimi shkëlqeu me performancën e tij në kategorinë -75 kg duke u shpallur ViceChampion Europian

Karateisti me paraqitjen e tij rrëmbeu medaljen e argjendtë.

Nga ana tjetër, edhe Karateistet kosovare, të cilat po e përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Universitare në Lodz të Polonisë, kanë arritur një sukses të madh.

Në garat ekipore, vajzat pas tri fitoreve rresht arritën të kualifikohen në finalen e Lojërave Evropiane.

Finalja mbahet të shtunën dhe zhvillohet mes përfaqësueses se Kosovës dhe asaj të Ukrainës.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj