Telenews

Malisheva dërrmon Fushë Kosovën, merr kreun e tabelës në elitën e futbollit kosovar

Malisheva ka vazhduar me fitore në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke triumfuar edhe në xhiron e dytë.

Malishevasit fituan si vendas ndaj Fushë Kosovës me rezultat 6-1.

Llogarinë e golave për ta e hapi Altin Aliu që realizoi në minutën e 23-të.

Mirëpo, Fushë Kosova nuk i la të gëzoheshin shumë, duke shënuar nëpërmjet Urim Statovcit (25’).

Me këto dy gola edhe përfundoi edhe pjesa e parë, derisa në të dytën Malisheva ishte e pandalshme.

Drilon Hazrollaj e riktheu epërsinë për ekipin e tij në minutën e 60-të, për 2-1.

Shtatë minuta më vonë, Hazrollaj shënoi të dytin personal dhe të tretin për Malishevën për 3-1.

Për 4-1 u përkujdes Altin Aliu, që po ashtu realizoi golin e tij të dytë personal, kur realizoi në minutën e 84-të me kokë.

Malisheva nuk u ndal me kaq dhe shënoi edhe të pestin, tani përmes Ilir Mustafës (89′).

Për ta vendosur qershinë mbi tortë dhe për ta përmbyllur një performancë magjike, Hazrollaj kompletoi het-trikun e tij për 6-1 në minutën e 90+4-të.

Malisheva me këtë fitore ngjitet në krye të tabelës me gjashtë pikë, ndërsa në javën e tretë takohet me Prishtinën.

Të ngajshme

Maqedonci me homologun turk, flet për blerje ushtarake e trajnime të përbashkëta

Donat Hashani

Rritje me 16% e çmimit të energjisë, ish-Ministri Çeku: Dështimi i ‘Kosova C’, e la Kosovën në pozitë të dobët në raport me nevojat energjetike

Donat Hashani

Pikëkalimi i përbashkët me Kosovën, Mickoski: Lehtësim i lëvizjes për qytetarët dhe ekonominë

Donat Hashani