Malisheva ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Drenica me rezultat 2-3.
Vetëm pas 18 minutave lojë, mesfushori Agron Bruqi realizoi një gol të bukur për ta kaluar Malishevën në 0-1.
Por epërsia e skuadrës mysafire nuk zgjati më shumë se katër minuta, pasi vendasit barazuan shifrat në 1-1 falë golit me kokë nga Genc Hamiti.
Kur dy skuadrat po bëheshin gati të shkonin në pushim prej 15 minutave, mysafirët gjetën edhe golin e dytë në këtë sfidë.
Ishte sulmuesi anësorë Hasan Hyseni që realizoi për ta rikthyer epërsinë e malishevasve në 1-2.
Drenica e nisi më mirë pjesën e dytë kur në minutën e 54-të barazuan shifrat në 2-2.
Ishte sumluesi Armend Abazi që barazoi shifrat në këtë sfidë.
Loja e bukur e dy skuadrave vazhdoi, teksa në minutën e 72-të mysafirët shënuan edhe golin e tretë, falë mbrojtësit Agon Xhaka që realizoi me kokë.
Deri në fund të ndeshjes Drenica tentoi të gjente barazimin, por një gjëje të tillë nuk ia arriti.
Me këtë fitore Malisheva ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 32 pikë, sa ka edhe Drenica e Prishtina.