Telenews

MALISHEVA S’REZISTON, DRITA E PËRMBYS

Drita ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Malishevës, në ndeshjen e javës së 30-të në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sot në Gjilan u mbyll me shifrat 3:1, shkruan Gazeta Express.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Hasan Hyseni në minutën e 48-të, por nuk arriten ta mbanin deri në fund.
Vendasit përmbysen gjithçka me golat e shënuar nga Almir Ajzeraj (61’), Hamdi Namani (76’) dhe Ardit Tahiri (90+7).
Drita pas kësaj fitore ka 55 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, me nëntë pikë më pak se lideri, Ballkani, dhe me pikë të njëjta me Gjilanin. “Skifertat” ndeshjen e kësaj jave e luajnë nesër ndaj Dukagjinit.
Kurse, Malisheva renditet e gjashta me 37 pikë.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj