Telenews

Malishevë: Digjet shtëpia, familja mbetet pa strehë

Dëmet materiale që janë shkaktuar pas zjarrit që kaploi shtëpinë e Shkëlzen Kryeziut nga Bubaveci i Malishevës konsiderohen disa mijëra euro.

Darka e së shtunës nuk qe e zakonshme për familjen pesë anëtarshe të Shkëlzen Kryeziut.

Shtëpia e tyre në Bubavec të Malishevës mori flakë duke u bërë shkrumb e hi.

Sipas pronarit, zjarri e u përhap aq shpejt saqë nuk pati mundësi pët të shpëtuar asgjë.

Kryeziu tregon edhe problemin që mund ta kenë shkaktuar zjarrin.

Ai konsideron se dëmët materiale kapin shifrën e disa mijëra eurove.

Kryeziu e ka edhe një kërkesë për gjithë njerëzit e vullnetit të mirë.

Nga Policia Rajonale në Gjakovë kanë bërë të ditur se janë duke u hetuar shkaqet se si erdhi deri tek zjarri.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj

Dy orë prej kur filloi, ende po vijon takimi Kurti-Hamza

Rrezarta Ramaj