Manchester United e ka regjistruar edhe fitoren e katërt radhazi në Premierligë, duke konfirmuar se po kalon nëpër një formë të mirë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag fitoi pastër ndaj Bouremouthit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Old Trafford” përfundoi me rezultatin 3:0.
Casemiro (23′), Luke Shaw (49′) dhe Marcus Rashford (86′) shënuan në fitoren e “Djajve të Kuq”.
Manchester United pas kësaj fitore ka 35 pikë në pozitën e katërt, aq sa ka edhe Newcastle United një pozitë me lartë.
Bournemouthi ndodhet në pozitën e 16-të me 15 pikë.

