Telenews

MAPL nis procedurat për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve në veri

Qeveria e Kosovës i ka filluar procedurat ligjore për largimin e kryetarëve të zgjedhur në katër komunat në veri të vendit.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka marrë vendim për caktimin e grupit punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve.

Ky grup punues mbështetet nga Kabineti i Ministrit të MAPL-së, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues të ambasadave dhe OSBE-ja.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ deri me 1 shtator 2023.

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj