Telenews

Maqedonci jep detaje të pa treguara deri tani për dronët Bayraktar

 

 

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dronët Bayraktar.

Maqedonci bëri të ditur se tashmë këta dronë janë të funksionalizuar dhe janë krijuar dy grupe që janë trajnuar për të operuar me ta.

“Dronët Bayraktar tashmë i kemi pjesë të inventarit të FSK-së dhe janë aset shumë i rëndësishme për  mbështetjen ajrorë të njësive të FSK-së. Këta dronë janë të funksionalizuar, ne e kemi ndërtuar njësinë, deri më tani dy grupe i kemi trajnuar për të operuar me dronët Bayraktar. Pra dronët tanimë janë duke operuar, po testohen dhe njësia po manovron me ta bazuar në misionin dhe detyrat që ka”, tha Maqedonci në Edicionin Special, përcjell Klankosova.tv

Ndër tjerash, Maqedonci bëri të ditur se gjatë vitit 2023, Buxheti i Forcës së Sigurisë Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes ka arritur diku në 200 milionë euro.

Të ngajshme

Kurti: Takimi me Papën, një nga momentet më domethënëse për mua si kryeministër, pyeste për Kosovën, rininë e fëmijët

Valjeta Turkaj

Nesër mbahet seanca për vrasjen e Triumf Rizës në gjykatë të pranishme familjarët dhe emra të njohur

Valjeta Turkaj

Policia dhe Prokuroria: Motivi i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika dyshohet se lidhet me punën e tij si polic

Valjeta Turkaj