Telenews

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në përmbyllje të vizitës në SHBA, e ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen edhe helikopterët Black Hawk, që si thotë ai, Kosova do t`i ketë në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë.

Maqedonci, në një postim në Facebook, bëri të ditur se me këtë rast kanë takuar menaxhmentin e kësaj kompanie, ku është diskutuar për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në përmbyllje të vizitës në ShBA, e vizitova fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të ndryshëm, ndër të cilët edhe helikopterët Black Hawk, që do t’i kemi në flotën e mbështetjes ajrore të ushtrisë së Kosovës. Së bashku me Gjeneral Jasharin e takuam menaxhmentin e kësaj kompanie, ku diskutuam për opsionet e përfshirjes së helikopterëve në inventarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministri Maqedonci thotë se Kosova do te jetë më e sigurt me helikopterët që fluturojnë mbi qiellin e saj.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 19 mars

Valjeta Turkaj

Batatina i shkruan mesazh privat gjyqtarit pas humbjes, ai ia publikon

Blearta

Molliqaj: Opozita t’i vendosë vijat e kuqe dhe të refuzojë bashkëpunimin me Kurtin

KushtrimGuraj