Telenews

Maqedonci nga Hungaria: Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE nuk ka alternativë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari për pjesëmarrje në ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, ka marë pjesë edhe në Forumin e Sigurisë që po zhvillohet për herë të parë në Budapest.

Në fjalimin e tij në panelin për “Evropën Qendrore dhe Ballkanin Perëndimor në arkitekturën e re evropiane të sigurisë”, ministri Maqedonci ka shprehur qëndrimin se orientimi strategjik dhe aspirata e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE, nuk ka tjetër alternativë.

“Shfrytëzova rastin që të pranishmit t’i informoj për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe rrugën përpara bazuar në Planin e Përgjithshëm të Tranzicionit si dhe nevojave konform zhvillimeve të fundit në ambientin e përgjithshëm të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ministri Maqedonci gjatë qëndrimit në Budapest është pritur në takim nga homologu i tij hungarez Kristóf Szalay-Bobrovniczky, me të cilin diskutuan mbi situatën e sigurisë në rajon dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e mbrojtjes.

source

Të ngajshme

Kurti iu çon ftesë për darkë pune liderëve opozitarë

Kurti i ftoi liderët opozitarë për darkë pune, Abdxhiku: Ftesa juaj është e vonuar

Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, Policia nis hetimet