Telenews

Maqedonci: SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se FSK ka marrë përkrahjen për blerjen e helikopterëve edhe nga Departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këto deklarata ai i ka bërë përderisa po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA.

“Një ndër pikat e diskutimit ka qenë vazhdimësia për blerjen e sistemit të armatimit, tash Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2025 kalon në një fazë tjetër pra në fazën e tretë të tranzicionit ku do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë që nënkupton radarë mbrojtjes ajrore, dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve”.

“Gjatë dy ditëve ne vijim kemi vizita të rëndësishme që ndërlidhen me blerjet ushtarake”.

Përveç helikopterëve, FSK këtë vit do të furnizohet edhe me një numër të konsiderueshëm të pajisjeve anti-tank Javelin.

“Një ndër temat që kemi diskutuar ka qenë që sistemin raketorë anti tank Javelinë ta kemi pjesë të sistemeve tona anti-tank se kemi edhe sisteme të tjera anti-tank në FSK, kemi marrë aty një përkrahje që do të bëhet e pamundur që t’paktën gjatë këtij viti ta kemi një sasi të caktuar normalisht gjatë vitit në vijim të kemi plotësimin me të gjitha pajisjet anti-tank sepse dihet që është një sasi e konsiderueshme që janë blerë”.

Ministri bëri të ditur se për herë të parë do të dërgohet FSK në Lindjen e Mesme me gardën e IOWA-së.

“Kemi diskutuar për hapat që do t’i ndërmarrim së bashku me SHBA-të me qëllim të krijimit të lehtësirave të marrëveshjeve ndërkombëtare për zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për herë të parë në një operacion kritik ushtarak në lindjen e mesme që mendojmë ta planifikojmë me gardën kombëtare të IOËA-s gjithashtu i kemi njoftuar departamentin e mbrojtjes për progresin që është bërë në kapacitetet ushtarake të FSK-së “, tha ai.

Gjithashtu, në kuadër të takimeve në Departamentin e Mbrojtjes, Maqedonci është njoftuar se ekspertët e FBI po e ndihmojnë policinë e Kosovës në hetimin e sulmit në kanalin Iber-Lepenc.

“Në departamentin e Shtetit jemi informuar për angazhimin e ekspertëve të FBI-aj në mënyrë që të mbështesin institucionet tona në hetimin e rastit. Normal që edhe ne edhe Departamenti i Shtetit kemi diskutuar që rezultati final do të shpërfaq edhe aktorët që kanë qenë të involvuar në sulmin kundër infrastrukturës kritike siç kanë qenë të involvuar në shumë sulme të mëhershme do të pritet rezultatet finale për të ardhë te informacionet e sakta mirëpo unë e kam prezantuar dyshimin tonë të bazuar se këto sulme janë kryer nga grupe terroriste të udhëhequra nga Radojiciq” .

Gjatë këtyre takimeve, ministri Maqedonci bëri të ditur se ka një zotim të fuqishëm për mbështetjen e Republikës në Kartën e Adriatikut dhe më pastaj edhe në strukturat e tjera, përfshirë  NATO-në.

Të ngajshme

Moti të mërkurën në Kosovë: Ja çfarë parashikojnë meteorologët

KushtrimGuraj

Moti sot: Vranët dhe erë e fuqishme kohë pas kohe

KushtrimGuraj

IHMK: Shmangni udhëtimet e panevojshme, reshjet do të vazhdojnë

KushtrimGuraj