Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim produktiv me ministrin turk të Mbrojtjes, Yaşar Güler, ku diskutuan për situatën gjeopolitike aktuale dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton Gazeta Sinjali.
Në këtë takim, Maqedonci theksoi rëndësinë e mbështetjes që Kosova po merr nga Turqia dhe diskutoi mundësitë e reja të bashkëpunimit për rritjen e kapaciteteve të ushtrisë së Kosovës.
“E veçanta e këtij takimi ishte diskutimi mbi rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit. Ky projekt do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, ka shkruar Maqedonci.
Ministri Maqedonci e vlerësoi bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, duke theksuar se marrëdhëniet e ngushta janë thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.