Telenews

Maqedonci udhëton për në Bruksel për nënshkrimin e kësaj marrëveshje shumë të rëndësishme

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci mbrëmë është nisur për në Bruksel ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të deminimit

“Nga sheshi “Skënderbeu”, ku e festuam 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, u nisa për në Bruksel, ku do ta nënshkruajmë marrëveshjen e cila e bënë Republikën e Kosovës pjesë të koalicionit të deminimit, i cili funksionon në kuadër të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës”, ka shkruar Maqedonci në llogarinë e tij në Facebook.

Mes tjerash, Maqedonci theksoi se FSK po mbështetet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas

“Përveç trajnimeve në fushën e deminimit, FSK po mbështet me instruktorët e saj programin e trajnimit taktik luftarak për rekrutët ukrainas në kuadër të Operacionit shumëkombësh Interflex në Mbretërinë e Bashkuar gjithashtu, Kosova deri më tani ka dërguar në Ukrainë dy pako mbështetëse ushtarake. 25 vite më parë nga sot, NATO hyri në Kosovë, e tani çdo ditë që kalon, Kosova është më afër hyrjes në NATO! Për siguri dhe për paqe, për republikën!”, tha Maqedonci.

 

Të ngajshme

Murati thotë se “nuk kishte asnjë arsye legjitime” për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare

KushtrimGuraj

Policia deklarohet rreth aksidentit ku u godit një këmbësore në Vushtrri

KushtrimGuraj

​Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

KushtrimGuraj