Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka uruar Ditën e Forcës të Ushtrisë së Kosovës.
Përmes një videoje në Facebook, Maqedonci thotë se kjo forcë është ndërtuar mbi gjakun e shumë dëshmorëve e njerëzve që dhanë jetën për liri.
“Sot nderojmë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, një forcë e ndërtuar mbi themele gjaku e sakrifice të shumë brezave”, u shpreh Maqedonci.
Pos tjerash, ai tha se Ushtria e Kosovës është histori e suksesit, duke përmendur të arriturat e kësaj force ndër vite.
Maqedonci lëvdoi të gjithë ushtarët që sipas tij, janë të gatshëm të japin jetën për vendin e tyre.

