Telenews

Maqedonia e Veriut rrit për kaq persona, numrin e ushtarëve në Kosovë…

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e së martës (24 tetor) ka marrë vendim që të shtojë numrin e pjesëtarëve të ushtrisë së saj në Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR), pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit dhe rritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Vendimi i ekzekutivit maqedonas parasheh rritjen e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it me dërgimin e një toge shtesë prej 35 trupash, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa saktësohet se vendimi është marrë në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë ushtarakë në NATO.

Në Kosovë pritet të dërgohen 70 pjesëtarë të ushtrisë maqedonase në kuadër të misionit të KFOR-it për një periudhë gjashtëmujore, (nëntor 2023-maj 2024), thuhet më tej në komunikatën e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se numri i përgjithshëm me të cilin shteti do të marrë pjesë në KFOR do të jetë 101 pjesëtarë në total.

Mbretëria e Bashkuar ka dislokuar rreth 200 ushtarë për t’iu bashkuar kontingjentit britanik prej 400 trupash që tashmë stërvitet në Kosovë dhe Rumania ka dislokuar gjithashtu rreth 130 ushtarë në kuadër të KFOR-it pas përshkallëzimit të situatës në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht pas sulmit terrorist të paramilitarëve serbë në fshatin Banjë të Zveçanit.

Në linjë me zhvillimet aktuale edhe Sllovenia ka rritur numrin e ushtarëve në KFOR. Aktualisht 90 ushtarë sllovenë janë në misionin e NATO-s në Kosovë, ndërsa numri pritet të rritet për të paktën 100. Rritjen e prezencës në kuadër të KFOR-it e kanë paralajmëruar edhe shtete të tjera pas përkeqësimit të situatën në veriun e vendit. /Telenews.al/ 

Të ngajshme

A do të ndodhë rundi i ri i dialogut më 17 dhjetor – çka tha Qeveria, Lajçaku dhe BE?

KushtrimGuraj

Hapet muzeu i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Erzana Fazliu

Blero tregon se cila është banorja e preferuar e tij në “Big Brother”

Erzana Fazliu