Telenews

Marcelo drejt transferimit në Turqi?

Me ceremoni lamtumirëse, Marcelo u largua sot nga Real Madridi pas 15 vjetëve të kaluara te ky klub.

Për mbrojtësin brazilian tani raportohet se kanë shprehur interesim disa klube, transmeton Gazeta Express.

Por, sipas “Goal”, transferimi i Marcelos në Superligën e Turqisë mund të jetë në plan. Mediumi në fjalë ka raportuar se Fenerbahce po përgatit një ofertë për të.

Klubi nga Stambolli thuhet se do të bëjë një ofertë zyrtare në ditë në vijim për 34-vjeçarin, i cili tashmë ka mbetur një lojtar i lirë.

Trajneri i Fenerbahces, Jorge Jesus, ka qenë ai që ka kërkuar nga krerët e klubit që të nënshkruajnë me pesë herë fituesin e Ligës së Kampionëve.

Edhe Marcelo thuhet se është i hapur për të vazhduar karrierën e tij te gjiganti turk, pasi që dëshiron të luajë edhe më tej në Ligën e Kampionëve.

Ish-futbollisti i Fluminenses po kërkon pagë vjetore prej 6 milionë eurove, teksa mbetet të shihet nëse do arrihet në vazhdim një marrëveshje mes tij dhe Fenerbahces. /Gazeta Express/

The post Marcelo drejt transferimit në Turqi? appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Napoli – Juventus: Conte i etur për të rimarrë vendin e parë

Valjeta Turkaj

Milan ofron 40 milionë euro për transferimin e top sulmuesit të Ligës Premier

KushtrimGuraj

Dy ndeshje në ora 6 të mëngjesit, Kosova mëson edhe orarin për Kupën e Botës në rast kualifikimi

KushtrimGuraj