Telenews

Mariupol: Gjenden nën rrënoja 200 trupa të njerëzve

Trupat e 200 personave janë gjetur në rrënojat e një ndërtese në qytetin e Mariupolit në Ukrainë.
Kështu njoftoi Petro Andryushcenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë.
Ai tha se trupat ishin në shkallë të lartë të dekompozimit dhe popullsia vendase kishte refuzuar t’i grumbullonte ato.
Andryushcenko theksoi se autoritetet ruse e kishin braktisur vendin, duke lënë një erë të keqe.
Këshilltari i kryetarit të bashkisë shtoi se qyteti është kthyer në një “varrezë”.
Ai tha se një numër i madh i kufomave gjenden në një morg të improvizuar në Mariupol.
Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua gjatë bombardimeve të Rusisë dhe gjatë luftimeve në rrugë.

Të ngajshme

Rast i rëndë në Linz të Austrisë, dyshohet se burri vrau gruan dhe vajzën e tij e më pas veten

Valjeta Turkaj

Palatova – Kurtit: Brukseli nuk mund thjesht t’ua japë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet

Valjeta Turkaj

Hoxha takohet me Rutten: Prania e KFOR-it në Kosovë luan rol të domosdoshëm stabilizues

Valjeta Turkaj