Telenews

“Marrëveshja do të vazhdojë sa të dojë Italia”, Meloni falënderon Ramën

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit lidhur me marrëveshjen për emigrantët.

Deklarata e bërë nga Rama është bërë virale në disa media ndërkombëtare dhe është komentuar gjerësisht pas një interviste të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në një media të huaj.

Pas reagimeve, ministri ka theksuar se është keqkuptuar, ndërsa më pas ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili ka theksuar se marrëveshja për qendrat e emigrantëve në Gjadër “do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meloni ka ndarë shkrimin e Ramës, duke shkruar “Faleminderit Edi”.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, u shpreh Rama.

Të ngajshme

Haxhiu komenton kalimet e deputetëve nga LVV-ja në LDK

Valjeta Turkaj

Zgjedhjet e 7 qershorit, katër parti s’e kanë dorëzuar listën e kandidatëve në KQZ

Valjeta Turkaj

Kontrollohen mbi 5 mijë kamionë e autobusë, shqiptohen mbi 400 gjoba

Valjeta Turkaj