Telenews

“Marrëveshja u nënshkrua”, Juventus njofton edhe zyrtarisht për transferimin e Edon Zhegrovës

“marreveshja-u-nenshkrua”,-juventus-njofton-edhe-zyrtarisht-per-transferimin-e-edon-zhegroves

“Marrëveshja u nënshkrua”, Juventus njofton edhe zyrtarisht për transferimin e Edon Zhegrovës

Gjiganti italian, Juventus, ka njoftuar edhe zyrtarisht për transferimin e kosovarit Edon Zhegrova.

Në faqen zyrtare të klubit janë publikuar fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të kontratës dhe prezantimi i fanellës, ku ai ka zgjedhur numrin 11.

“Është zyrtare! Marrëveshja u nënshkrua”, thuhet në shkrimin e klubit.

Siç është raportuar nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Juve për kartonin e Zhegrovës ka paguar rreth 20 milionë euro.

Mësohet se 26-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2030.

Ai do të ketë pagë prej 2.5 milionë euro në vit.

Të ngajshme

Zyrtare: Edon Zhegrova te Juventusi, do ta mbajë fanellën me numër 11

KushtrimGuraj

Manchester United prezanton portierin e ri

Donat Hashani

Ademi: Stadiumi “Fadil Vokrri” është plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Suedisë

Donat Hashani