Telenews

Marshi i sotëm në Prishtinë, Policia paralajmëron bllokim të disa rrugëve

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë për marshin solidarizues paqësor që do të mbahet sot në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00.

Marshi do të zhvillohet në sheshet kryesore të kryeqytetit, “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”.

Sipas Policisë, masat janë ndërmarrë për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve, qytetarëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, si dhe për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Për shkak të marshit, do të ketë kufizime dhe ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa rrugë të kryeqytetit.

Rrugët që pritet të bllokohen janë “Agim Ramadani”, “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymberi”, ndërsa sipas nevojës operative mund të ketë ndërprerje të përkohshme edhe në rrugë të tjera.

Policia ka bërë të ditur se njësitet e trafikut do të jenë të angazhuara për riorientimin e komunikacionit në rrugë alternative.

Ndërkohë, Policia u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë dhe të kontribuojnë që marshi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit.

Të ngajshme

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Rrezarta Ramaj

Rama shkruan për Hagën në ditën e Marshit: Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova

Rrezarta Ramaj

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Yllka Gashi