Telenews

Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me Bashkimin Evropian në 2027-ën

marta-kos:-shqiperia-mbyll-negociatat-me-bashkimin-evropian-ne-2027-en

Mbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027 është një prej premtimeve që po artikulon ditët e fundit kryeministri shqiptar Edi Rama teksa prezanton kandidatët për zgjedhjet e 11 majit.

Por deklaratat e tij i përforcoi sot nga Sllovenia komisionerja e zgjerimit Marta Kos.

Në një intervistë për radio televizionin slloven, duke folur për prioritetet e Komisionit Europian tha se gjatë mandatit të saj janë dy vendet që do të përmbyllin negociatat, Mali i Zi dhe Shqipëria.

“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi që renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për ti mbyllur negociatat në fund të vitit 2027”, shprehet Kos.

Në këtë drejtim, Komisionerja Kos tha se vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së.

“Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, një shteti anëtar do të thoshte jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian, prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi”, shton Kos.

The post Marta Kos: Shqipëria mbyll negociatat me Bashkimin Evropian në 2027-ën first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli

Valjeta Turkaj

Aeroplani zviceran detyrohet të kthehet në Berlin pak pas ngritjes

Valjeta Turkaj

Sherri i dhunshëm në Tiranë, tre persona bëjnë për spital një 39-vjeçar

Valjeta Turkaj