Telenews

Martin Demichelis zyrtarisht trajneri i ri i Mallorca-s

RCD Mallorca ka zyrtarizuar emërimin e Martin Demichelis si trajner të ri të ekipit. Strategu argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit aktual në La Liga, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër.

Klubi e bëri të ditur lajmin përmes rrjeteve sociale me mesazhin, se argjentinasi ka marr drejtimin e skuadrës, ku luan edhe Vedat Muriqi.

“Martín Demichelis, trajneri i ri i RCD Mallorca. Trajneri argjentinas nënshkruan deri në fund të sezonit me opsion për një tjetër. Mirë se erdhe në shtëpi, Martín”, shkruan klubi spanjoll.

Ish-trajneri i River Plate vjen pas disa ditësh negociatash intensive për të zëvendësuar Jagoba Arrasate, i cili u shkarkua pas një serie rezultatesh negative që e lanë Mallorcan në vendin e 18-të, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Demichelis merr menjëherë drejtimin e skuadrës, me objektivin e qartë për të siguruar mbijetesën në ndeshjet e mbetura të sezonit.

Një nga pikat më të forta të skuadrës këtë sezon ka qenë forma e shkëlqyer e Vedat Muriqi. Sulmuesi kosovar po kalon një sezon fantastik, duke realizuar 16 gola në kampionat dhe duke qenë arma kryesore ofensive e ekipit.

Të ngajshme

Kërkesë e madhe për të bërë foto me Messin, e rrëzojnë tifozët në Portoriko

Valjeta Turkaj

Te Reali fituan 16 trofe sëbashku, Modric transferon shokun e tij te Milani me kosto zero

KushtrimGuraj

UEFA ka dalë me një shpjegim zyrtar për kartonin e kuq të Kelly, në humbjen ndaj Galatasarayt

KushtrimGuraj