Telenews

Martohen Lumbardhi e Kaderi?

Lidhja e tyre nisi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, për të vazhduar më tej edhe pas përfundimit të këtij “reality-show”.

Ndonëse “morën mësysh” e u larguan për pak kohë, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj e gjeten përsëri njëri-tjetrin, shkruan Indeksonline.

Çifti shumë i dashur për publikun është aktiv në rrjete sociale, ku me ndjekësit ndan momente të veçanta.

Mbrëmë vonë, Lumbardhi postoi një fotografi simpatike të dyshes, por vëmendjen e mori mbishkrimi që bëri.

“Bashkëshorte e lumtur, jetë e lumtur”, shkroi ai, duke iu referuar Kaderit.

Ndonëse mund të merret me shaka nga shumica, dyshimet u ngjallen edhe më shumë nga një mike e dyshes e cila i pyeti “Ku është unaza?”.

Kësaj pyetjeje, Kaderi vetëm iu qesh, duke i thënë mikeshës se e do.

 

Të ngajshme

Ish-banorët e BBVK takohen me fëmijët e SOS Fshatit

Rrezarta Ramaj

Zaimina Vasjari shijon detin dhe jep një përgjigje epike për karrierën

Yllka Gashi

Dafina gati për ditëlindjen e parë të djalit, vjen me dedikim të ndjerë

Rrezarta Ramaj