Telenews

Masakra e Belegut, 27 vjet pa drejtësi për viktimat

Sot shënohen 27 vjet nga masakra në Beleg të Deçanit, ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe vranë 46 shqiptarë gjatë ofensivës së vitit 1999.

Ngjarja ndodhi një ditë pasi këto forca pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në zonën e Irzniqit dhe Belegut.

Edhe pas më shumë se dy dekadash, fati i 33 personave të zhdukur nga ky rajon mbetet i panjohur.

Megjithëse hetimet janë zhvilluar nga UNMIK dhe EULEX, dhe dëshmi të shumta janë paraqitur edhe në Tribunalin e Hagës, deri më sot nuk ka asnjë të arrestuar për këtë krim.

Të ngajshme

12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërtese në Itali

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 4 prill

Valjeta Turkaj

Çështja e presidentit, të hënën takohen Kurti me Abdixhikun

KushtrimGuraj