Telenews

Masat e reja të BE-së shkaktojnë vonesa dhe humbje ekonomike

Në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdare nga ana Serbe, protestat nisën që mesditë, të cilat u paralajmëruan se mund të zgjasin deri në shtatë ditë.

Shoferët ankohen se masat e vendosura nga BE-ja, të cilat ata po i kundërshtojnë, mund të ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë e vendeve.

“Arsyeja e bllokadës është zona e Shengenit, ku një person mund të qëndrojë 90 ditë nga 180 ditë që ishin. E kjo sot është angazhimi i përbashkët i të gjithë shoferëve, dhe në këtë aspekt, shoferët dhe tregtarët kanë shumë probleme: i largojnë, i burgosin, i bllokojnë etj. Shpesh trajtohen si emigrantë ose si punëtorë në punë të zezë, por të gjithë këta njerëz janë njerëz që punojnë me sinqeritet. Afati për këtë protestë është 7 ditë, por nëse Komisioni Evropian nuk jep një përgjigje ose nuk jep garanci për t’u takuar me ne, ne do të vazhdojmë protestën. Këtu preken shoferët nga Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi, dhe kjo na dëmton të gjithëve ekonomikisht”, thonë shoferët

“Shoferët tanë kanë të drejtën të qëndrojnë 6 muaj brenda periudhës prej 90 ditësh në zonën Shengen. Ata nuk janë as turistë, as emigrantë, por janë në krye të detyrës. Me këtë vendim, rrezikohemi në të gjithë Ballkanin dhe dëmtohemi jashtë mase. Kërkesa jonë aktualisht është të ndalet zbatimi i këtij vendimi, deri sa të merret një vendim i cili të kënaqë të gjithëve dhe që na lejon të funksionojmë normalisht.”, thotë Zoran Nikoliq, shofer.

Analistët paralajmërojnë se bllokadat e transportit të mallrave në pikat kufitare mund të ndikojnë ndjeshëm në eksportet dhe importet e Kosovës, të cilat përfshijnë mbi 20 milionë euro mallra në ditë, duke shkaktuar probleme në zinxhirin e furnizimit dhe kosto shtesë për kompanitë.

Të ngajshme

Regjistrimi i votuesve nga diaspora: Mbi 21 mijë aplikime për dy ditë

Valjeta Turkaj

Zjarr i madh në një servis në Pejë digjen disa automjete, dëme të mëdha materiale

Valjeta Turkaj

Një 52-vjeçar gjendet pa shenja jete në Suharekë, policia nis hetimet për vdekje të dyshimtë

Valjeta Turkaj