Telenews

MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë – arritshmëria mesatare 50.75 për qind

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasët e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75 përqind.
Në pjesën e parë të testit, arritshmëria e shprehur në përqindje në lëndët e përfshira në këtë pjesë është 54.4, ndërsa e ndarë sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe – 57.5, Gjuhë angleze – 74.1, Histori – 42.1, Gjeografi – 50.5.
Ndërsa, në pjesën e dytë të testit, arritshmëria është 47.1 përqind dhe e ndarë sipas lëndëve është: Matematikë – 46.8, Informatikë – 52.1, Fizikë – 45, Kimi – 41.3 dhe Biologji – 51.2.
Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasëve të nënta.

Të ngajshme

Përfundon seanca e jashtëzakonshme

Rrezarta Ramaj

Videot intime të Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

Rrezarta Ramaj

“Muji dhe Halili” së shpejti në ekranet shqiptare, në kast Capital T dhe Adrola Dushi

Rrezarta Ramaj