Telenews

MAShTI publikoi rezultatet e Testit të Arritshmërisë, nxënësit më mirë qëndrojnë në gjuhën angleze, se sa në gjuhën shqipe

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë, të cilit i janë nënshtruar mbi 22 mijë nxënës të klasave të nënta. Këtë vit kalueshmëria në testin e Arritshmërisë në gjithë vendin është 52.1%.

Arritshmëria në Gjuhën shqipe është 56.9%, në Gjuhën angleze është 69.3%, në Histori është 57.5%, në Gjeografi është 56.8%, në Matematikë është 43.1%, në Informatikë është 47.4%, në Fizikë është 46.5%, në Kimi është 43,4% dhe në Biologji është 48.8%.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1.658 salla të testimit. Afati i ankesave është deri më 12.07.2024.

Të ngajshme

Kurti edhe sonte zbarkon në Mitrovicë me xhipa të zinj për ta “ngritur Pecin”

KushtrimGuraj

Presidentja Vjosa Osmani, mandaton Glauk Konjufcën për kryeministër

KushtrimGuraj

Situata e vendeve kandidate – çfarë thotë raporti i BE-së?

KushtrimGuraj