Telenews

“Mashtrimet s’kalojnë”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Ekonomisë, Hekuran Murati lidhur me “rritjen e cilësisë së jetës në Kosovë”.

Ajo ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është duke tentuar që të mashtrojë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë” dike shtuar se për gati katër vjet nuk është sjell asnjë investim i huaj në Kosovë, por as investime kapitale.

Bajrami përmes një postimi në Facebook gjithashtu ka përmendur edhe dështimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës(KiE).

“Partia e propagandës merret me raporte për perceptimin e jetëgjatësisë në kohën kur Kosova vazhdon të tkurret nga ikja e të rinjve. Derisa po tentojnë të mashtrojnë qytetarët se është rritur “cilësia e jetës në Kosovë”, partisë së propagandës po ia kujtoj se për gati katër vjet s’ka sjellë asnjë investim serioz të huaj; s’ka investime kapitale; s’ka rrugë të përfunduara siç i mashtronin qytetarët gjatë fushatës se brenda një viti do të përfundojnë rrugën për Podujevë, për Gjilan, për Mitrovicë etj. Ende është i freskët dështimi i Qeverisë për ta anëtarësuar Republikën e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Bajrami.

Ekonomistja e LDK-së tutje ka thënë se ka heshtje dhe miratim nga Vetëvendosje për bisedën e Mimoza Kusari-Lilës me terroristin Milan Radojçiq.

“Ka heshtje dhe miratim nga partia e mashtrimit dhe propagandës për Shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes që koordinohet me Radojçiqin. Duhet rikujtuar se shkaku i kësaj Qeverie, Kosova vazhdon të humbë qindra miliona euro nga sanksionet e BE-së”, ka shkruar ajo.

Më tej Bajrami ka shtuar gjithashtu se “Partia e propagandës dhe mashtrimeve nuk ia solli asnjë njohje Kosovës për gati katër vjet keqqeverisje. Qeveria po vazhdon që buxhetin ta ‘alokojë’ te dostat përmes tenderëve njëburimor.  Në krye të arsimit kemi një shkelëse të Kushtetutës. Kanë mashtruar që kanë premtuar ndërtimin e 160 çerdheve e ende s’i kanë ndërtuar as 10 prej tyre”, ka thënë deputetja Bajrami.

Murati: Jetëgjatësia në Kosovë, 4-5 vjet më e lartë se mesatarja e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani