Një dokumentar që sjellë fakte tronditëse mbi shkatërrimin e trashëgimisë kulturore e fetare në Kosovë nga regjimi serb gjatë luftë së vitit 1998–1999.
Përmes pamjeve ekskluzive arkivore, fotografive, dëshmive të protagonistëve okularë dhe hulumtimeve të ekspertëve, ky dokumentar zbardh përmasat e një krimi kulturor që synonte fshirjen e kujtesës kolektive dhe identitetit shekullor të shqiptarëve.
Rrëfime rrëqethëse nga nata e 24 marsit 1999 dhe muajt në vijim, kur forcat serbe u vunë zjarrin Çarshisë së Vjetër të Gjakovës dhe asaj të Pejës, duke djegur e rrafshuar qindra objekte me vlerë unike arkitekturore e zejtare.
Shkatërrimi i mbi 500 kullave tradicionale shqiptare (si ato në Junik e Dukagjin), të cilat shërbyen si fortesa të qëndresës, mikpritjes dhe edukimit popullor.
Shkatërrimi e dëmtimi i 218 xhamive (gati gjysma e objekteve ekzistuese), djegia e teqeve dhe asgjësimi i arkivës 6-shekullore të BIK-ut me mijëra dorëshkrime të pakthyeshme.
Pamjet dhe dëshmitë për djegien e rrafshimin me granata të Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Dosja e 1,246 artefakteve arkeologjike e etnografike të Muzeut të Kosovës të marra me revers para luftës që vazhdojnë të mbahen peng në Beograd, si dhe historia e rikthimit të “Hyjneshës në Fron” në vitin 2002.
Aspektet ligjore dhe shkeljet e konventave ndërkombëtare (Haga, UNESCO, Gjeneva), si dhe dëshmitë kyçe të ekspertit të Harvardit, András Riedlmayer, në Tribunalin e Hagës.
Sonte, nga ora 22:10, në Klan Kosova!

