Telenews

Matisse prezanton një risi në ambientin e saj në Rrugën B

Pas një procesi të plotë transformimi dhe rifreskimi, Matisse do të rihapet në Rrugën B, duke u prezantuar para publikut me një koncept tërësisht të ri dhe një qasje moderne ndaj shërbimit.

Rihapja e Matisses përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të përvojës së klientit, përmes një ambienti të ridizajnuar dhe implementimit të sistemit Self Service (Vetëshërbim), i cili synon të ofrojë efikasitet më të lartë dhe komoditet të shtuar për vizitorët.

Matise do të jetë e hapur çdo ditë, duke filluar nga e shtuna në orën 07:00, duke u pozicionuar si një destinacion i përshtatshëm për klientet që kërkojnë shërbim cilësor që në orët e hershme të mëngjesit.

Me rastin e rihapjes, janë planifikuar aktivitete të veçanta për klientët:
Gjatë gjithë ditës së shtunë, vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë kafe falas.
Ndërsa nga ora 11:00, është paraparë një surprizë e veçantë për të pranishmit, si shenjë mirëseardhjeje dhe vlerësimi.

Rihapja e Matisses në Rrugën B reflekton përkushtimin e vazhdueshëm ndaj cilësisë, inovacionit dhe standardeve bashkëkohore të shërbimit.

Të ngajshme

Incident zjarri në Klinikën e Pediatrisë, nuk ka të lënduar, puna vazhdon normalisht

Valjeta Turkaj

Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin

Valjeta Turkaj

Kurti flet për ndërtimin e 20 stadiumeve të futbollit në funksion të Lojërave Mesdhetare

Valjeta Turkaj