Maturantët serb kanë defiluar sot në pjesën veriore të vendit. E gjatë këtij defilimi nuk kanë munguar provokimet, duke bërë kështë që disa të rinj shqiptar të reagojnë. E për të mos eskaluar situata ka ndërhyrë polica.
Zëvendës komandanti i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, ka thënë se policia ka reaguar për të shmangur një eskalim të mundshëm të situatës.
Elshani ka thënë se situata është qetësuar dhe se maturantët kanë vazhduar festën e tyre. Ndërsa nuk ka të arrestuar.
“Gjatë festimit të maturës ka pas provokime dhe për të mos ardhë deri te eskalimi i situatës, policia ka reaguar. Situata është qetësu dhe maturantët kanë vazhdu festën e tyre. Ndërsa nuk ka pas arrestime”, ka thënë Elshani.