Telenews

MBAHET TAKIMI MES LAJÇAKUT DHE VUÇIQIT NË BEOGRAD

Takimi në mes të emisarit për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq është zhvilluar në Beograd.
Lajmin për këtë takim e ka bërë të ditur kreu i shtetit serb përmes një postimi në rrjete sociale.
Nuk është bërë ende e ditur se për çka është folur në këtë takim por padyshim se temë kryesore ka qenë dialogu.
Në ndërkohë që, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të martën që në 9 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të “përfunduar me sukses” procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ai tha se me nënshkrimin e Marrëveshjes, Beogradi dhe Prishtina kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 3 tetor

Rrezarta Ramaj

Pas shkarkimit, KPK e emëron Dren Pacën në vend të Blerim Isufajt

Rrezarta Ramaj

KPK shkarkon kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj

Rrezarta Ramaj