Telenews

Mbappe i gatshëm ndaj Lille ?

Edhe pse u raportua që do jetë tre javë jashtë fushave të gjelbërta, Kylian Mbappe do kthehet në përballjen ndaj Lille.

Mbappe ju bashkua Real Madridit në këtë verë me parametra zero nga Paris Saint Germain. Francezi ndonëse u kritikua për paraqitjet e tija, ai ka arritur të shënoj pesë gola në shtatë paraqitje.

Në ndeshjen me Alaves në kuadër të La Liga Santander, Mbappe edhe pse luajti për 80 minuta dhe shënoi një gol, ai pësoi një lëndim në kërdhokull. Për këtë lëndim u raportua se nuk do ishte në gjendje të luante deri në nëntor ndaj Liverpool në Champions League.

Gjithsesi 25 vjeçari arriti të jetë në dispozicion edhe me herët, duke qenë i gatshëm brenda një jave dhe ka udhëtuar me ekipin për të u përballur të mërkurën ndaj Lille në Champions League.

Ende nuk dihet saktë se a do startoj nga minuta e parë apo se a do jetë në gjendje për të luajtur për 90 minuta dhe kjo mbetet të shihet në seancën e fundit të stërvitore para ndeshjes.

Edhe pse Mbappe është në gjendje të luaj, “Los Blancos” ka ende probleme me lëndime. Courtois, Alaba, Ceballos dhe Diaz gjendën në listën e të lënduarve.

Nga ana tjetër për Lille nuk do jenë të gatshëm: Bentaleb, Haraldsson, Ismaily, Mukau dhe Umtiti.

Ndeshja do zhvillohet në Stade Pierre-Mauroy në Francë, të mërkurën nga ora 21:00.

Të ngajshme

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj

Kosova hyn për herë të parë në Top 100 kombëtaret më të mira në botë

KushtrimGuraj