Telenews

Mbappé “mund” Paris SG në gjykatë/ Sulmuesi fiton “betejën” e parë, PSG duhet të paguajë 61 milion euro

mbappe-“mund”-paris-sg-ne-gjykate/-sulmuesi-fiton-“betejen”-e-pare,-psg-duhet-te-paguaje-61-milion-euro

Mbappé “mund” Paris SG në gjykatë/ Sulmuesi fiton “betejën” e parë, PSG duhet të paguajë 61 milion euro

“Lufta” gjyqësore do të jetë e gjatë, por Kylian Mbappe ka fituar betejën e parë kundër Paris SG. Gjykata e punës në kryeqytetin francez ka vendosur në favor të tij, ndërsa ka dënuar klubin parizien të paguajë 61 milion euro.

Kjo shifër lidhet me pagat dhe bonuset e kërkuara nga futbollisti për pjesën e mbetur të kontratës, përpara se të largohej drejt Real Madrid.

Në fakt, mes avokatëve të tij, Mbappe kishte kërkuar një dëmshpërblim disa herë më të lartë. Ai pretendonte 263 milion euro, që gjithsesi është sërish më e ulër se kundër padia e bërë nga Paris SG.

Kampionët e Francës kërkonin një dëmshpërblim prej 440 milion euro me pretendimin se Kylian Mbappe kishte shkelur kontratën dhe kishte prishur imazhin e klubit.

Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga e njëjta gjykatë.

Në këtë mënyrë, të paktën për momentin, Kylian Mbappe mund të shijojë një fitore në betejën gjyqësore kundër ish skuadrës së tij.

Sipas mediave franceze, që citojnë burime pranë zyrës ligjore të Paris SG, padroni Al Khelaifi nuk do të dorëzohet, ndërsa do të ndjekë të gjitha shkallët e drejtësisë.

Të ngajshme

Arrihet marrëveshja: Milan siguron bomberin e ri për merkaton e janarit

KushtrimGuraj

Evropa nuk ka parë një sezon kaq të çmendur në ligë prej kohësh, edhe skuadra e fundit shpreson për titullin

KushtrimGuraj

Kryevepër nga Tare: Milan siguron yllin 80 milionësh me parametra zero

KushtrimGuraj