Telenews

Mbërrin në Gazë ndihma humanitare e Kosovës për popullin palestinez

Ndihma humanitare e ndarë nga Kosova për popullin e Gazës ka mbërritur atje, ka njoftuar të dielën ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Gërvalla ka thënë se ka marrë konfirmimin që dërgesa në vlerë prej 500 mijë euro, ka nisur menjëherë të shpërndahet për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren.

Pakoja përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë.

“Dje pasdite morëm konfirmimin se ndihma humanitare e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e dedikuar për popullin e Gazës ka mbërritur në Gaza dhe menjëherë ka nisur shpërndarja për familjet në nevojë, përmes partnerëve humanitarë në terren… Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”, ka shkruar Gërvalla-Schwarz në Facebook.

Kjo ndihmë humanitare është nisur me një anije të shtunën nga porti i Mersinit në Turqi.

Të ngajshme

Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, mjafton të punësojnë amerikanë

Yllka Gashi

Policia konfiskon dronët e mediave gjatë marshit në Prishtinë

Yllka Gashi

Musliu: Marshi ishte ashtu siç e meriton liria, sot në emër të qytetarëve krerët e UÇK’së u shpallën të pafajshëm

Yllka Gashi