Telenews

Mbështetja për minatorët e Trepçës, një kërkesë për drejtësi dhe përgjigje nga qeveria

Nga Hisen Berisha

Vetëm një regjim shumë armiqësor mund t’i neglizhojë kërkesat e minatorëve të Trepçës, nismëtarëve të lëvizjes për liri dhe simbolin e rezistencës ndaj regjimit të Miloševićit.

Greva e minatorëve të Trepçës, që po vazhdon këto ditë, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka ngjallur diskutime të shumta në Kosovë.
Motivet kryesore të grevës janë kërkesat për përmirësimin e kushteve të punës dhe pagesës së rrogave të prapambetura. Minatorët kanë ngritur shqetësime të ndryshme lidhur me kushtet e tyre të punës, sigurinë në minierë, si dhe mungesën e investimeve dhe mirëmbajtjes në kompleksin industrial të Trepçës.

Retorika mashtruese se “po punojnë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për Trepçën” me të cilën po deklarohet Kryeministri Kurti dhe ministrat përkatës, nuk është më e mjaftueshme për tejkalimin e situatës, sepse tashmë minatorët e kanë lexuar kursin politik të retorikave boshe dhe të mashtrimit gjatë katër viteve të qeverisjes.

Është kjo qeveri që ka premtuar se do të ndërmarrë hapa konkretë për të investuar në modernizimin e Trepçës dhe për të rritur efikasitetin dhe produktivitetin e saj. Megjithatë, asnjë lëvizje investive nuk ka ndodhur në këtë drejtim dhe sfidat janë më të shumta dhe situata është komplikuar edhe më. Ka një degradim në të gjotha aspektet.

Një zgjidhje afatgjatë kërkon jo vetëm përmirësime të menjëhershme në kushtet e punës dhe pagesën e rrogave të mbetura, por edhe një strategji të qartë për zhvillimin dhe modernizimin e gjithë kompleksit industrial. Kjo përfshin jo vetëm investime financiare, por edhe përmirësime në menaxhim dhe qeverisje, si dhe përpjekje për të tërhequr investime të huaja dhe për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar./Telenews/

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 29 prill

Erzana Fazliu

Kos për masat ndëshkuese ndaj Kosovës: Jo të gjitha shtetet anëtare janë për heqjen e tyre

KushtrimGuraj

Dhu*nimi i të miturës në Gjakovë, arrestohet i dyshuari i dytë

KushtrimGuraj