Telenews

Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, shkak reshjet e borës

Edhe sot vazhdon të jetë e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë këtë zonë.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ky segment rrugor mbetet i pakalueshëm për të gjitha llojet e automjeteve në të dy drejtimet.

“Ju njoftojmë se rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Për çdo risi do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Rruga u bllokua që nga paraditja e djeshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Në të njëjtën zonë, disa udhëtarë mbetën të bllokuar, përfshirë edhe një familje pesë anëtarëshe, e cila u evakuua nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin këtë aks rrugor deri në një njoftim të ri.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj