Telenews

Mbi 1 milion makina të regjistruara në Shqipëri, 35% e tyre qarkullojnë në Tiranë

Tregu i mjeteve rrugore në Shqipëri vijon të zgjerohet me ritme të qëndrueshme në fillim të vitit 2026, me përqendrimin më të madh në Tiranë

Sipas të dhënave të INSTAT për tremujorin e parë 2026, numri total i mjeteve rrugore në qarkullim arriti në 1,068, 000 me rritje 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë . Ky zgjerim konfirmon trendin rritës të viteve të fundit, të nxitur nga kërkesa për lëvizje individuale.

Struktura e mjeteve mbetet e dominuar nga autoveturat, të cilat përbëjnë 81% të totalit, duke lënë pas me diferencë të konsiderueshme kategoritë e tjera si motorët dhe automjetet për transport të përzier.

Në aspektin gjeografik, Tirana vazhdon të mbajë peshën kryesore të mjeteve në vend, me 35% të totalit, e ndjekur nga Durrësi me 14%.

Në anën tjetër, qarqe si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten në nivelet më të ulëta të motorzimit, me respektivisht nga 2% secili për  mjeteve në qarkullim.

Në përzgjedhje, markat europiane vijojnë të mbajnë peshën kryesore, me Volksëagenin dhe Mercedes Benzin.

Të ngajshme

Ndërron jetë, Eqrem Kryeziu

Yllka Gashi

Shkollat po boshatisen, buxhetet komunale po rëndohen – çfarë po ndodh me mësimdhënësit nëpër komunat e Kosovës?

Yllka Gashi

Vëllai sulmon vëllanë në Lipjan

Yllka Gashi