Telenews

Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”

“Liria Ka Emër” ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-katërshes së UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Sipas kësaj platforme, kjo shifër ka ardhur sipas vlerësimeve nga terreni, duke e bërë atë mobilizimin më të madh në historinë e Kosovës së lirë.

“Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtina u mbushën me qytetarë nga të gjitha komunat, nga rajoni dhe diaspora. Pavarësisht motit të pafavorshëm dhe vështirësive në trafik, pjesëmarrja masive dëshmoi për përmasat e mobilizimit dhe mesazhin e qartë për drejtësi”.

Ndër të tjera, po ashtu falënderohen të gjithë qytetarët për kontributin në këtë marsh, i cili u cilësua si moment historik i solidaritetit dhe qëndresës qytetare.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj