Telenews

Mbi 1600 të zhdukur nga lufta, Osmani: E vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, ka kujtuar mbi 1600 të zhdukur me dhunë.

Osmani ka thënë se shumë prej tyre fëmijë që ua morën nënave nga djepi.

Presidentja është shprehur se e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish.

E para e vendit ka theksuar se Serbia akoma “fle” mbi varrezat masive dhe refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për të zhdukurit.

Lidhur me këtë ditë ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila përmes një postimi ka thënë se Kosova kërkon drejtësi për krimet e luftës, derisa Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit e këtyre krimeve.

Lexo më shumë: Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta e fundit, MPJD: Serbia vazhdon t’i mbrojë përgjegjësit

“Në festën kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të zhdukurit ende në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb. Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”, thuhet në postimin e MPJD-së.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani