Telenews

Mbi 180 tifozë të Napolit arrestohen në Holandë para ndeshjes me PSV-në

Tifozët e Napolit njihen si një nga më të rrezikshmit në botë.

Një ditë para ndeshjes me PSV-në, mbi 180 tifozë të skuadrës janë arrestuar në Eindhoven të Holandës.

Policia u kishte kërkuar tifozëve të largoheshin nga qendra e qytetit, por kërkesa nuk është respektuar, çka çoi në arrestimin e tyre për shkelje të rregullores komunale mbi grumbullimet publike.

Tifozët e ndaluar janë shoqëruar me autobusë drejt komisariatit të policisë në rrugën “Mathildelaan”, ku do të merren në pyetje, shkruan “Panorama”.

Gjithashtu, mësohet se disa nga të ndaluarit nuk posedonin bileta për ndeshjen PSV – Napoli.

Kujtojmë se ndeshja PSV-Napoli, zhvillohet sonte në orën 21:00.

Të ngajshme

Diant Ramaj nuk do të luajë për Kosovën

Valjeta Turkaj

Barça varet nga një 17-vjeçar? Trajneri i Olympiacos: Vetëm Yamal e bën ndryshimin si Messi, pa të s’janë të mirë

KushtrimGuraj

Mërgim Vojvoda, mjeshtri i krahut: Nga mbrojtësi i djathtë te mesfushori i avancuar te Como

KushtrimGuraj