Telenews

Mbi 300 biznese regjistrohen në veri për 6 muaj, hapet zyra e ARBK-së në Leposaviq

Në këtë lokal qëndruan personat që nuk lejonin kryetarin Lulzim Hetemi të futej në objektin e komunës së Leposaviqit një vit më parë.

Por, tashmë pronarët e të njëjtit lokal kanë kërkuar të regjistrohen si biznes pikërisht tek kryetari aktual.

Kjo pasi që aty janë hapur këtë javë zyrat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, që i mundëson secilit biznes të regjistrohet e të paguajë tatim në institucionet e Kosovës.

Në kohën kur televizioni ishte aty, zyrat ishin të mbyllura nën arsyen se ishin në pauzë, edhe pse nuk ishte koha e kësaj të fundit.

Edhe kur erdhi, e shkoi koha e pauzës zyrat e ARBK-së nuk u hapën.

Megjithatë është nënkryetarja e kësaj komune Mariana Bogojeviq, që thotë se ka interesim për regjistrim të bizneseve në këtë komunë.

“Në komunën tone vepron ARBK-se, ata kanë leje të lëshojnë certifikata , por edhe kanë të drejtë për t’i mbyllur bizneset, deri më tani në numër më të vogël po mbyllen dhe më shumë po hapën”, ka deklaruar Bogojeviq.

Bogojeviq shton se momentalisht nuk dalin në teren, por që bizneset duhet të shkojnë për tu regjistruar.

“I marrim kodet që regjistrohet biznesi dhe të njëjtat dërgohen në Prishtinë, orari i punës është prej orës 8 deri ne 4. Numër të saktë nuk kam momentalisht te bizneseve qe jane regjistruar, nuk kemi staf për të dal në terren dhe verifikuar ose regjistruar bizneset. Ata duhet të vijnë në objektin e komunës”, ka vijuar ajo.

Sikur komuna e Leposaviqit, nuk e kanë fatin e njëjtë edhe ato të Zubin Potokut e Zveçanit.

Qytetarët e këtyre komunave duhet të shkojnë në Mitrovicën e Veriut që të regjistrojnë bizneset e tyre.

Numri i bizneseve të regjistruara në gjashtë muajt e parë të këtij viti, sipas anëtarit të asamblesë komunale, Betim Osmani, është numër i kënaqshëm.

“Vetëm sa i shikum në regjistrat e komunës, diku 313 biznese janë të regjistrume që prej janarit të këtij viti, kurse kanë pas dëshirë edhe të tjerat për ndërrim të dokumentacionit, për regjistrim, për zgjerim te hapësirës, ka interes të mjaftueshëm. Shpresoj që tash edhe komuna e Leposaviqit e ka hap zyrën e vet”, ka deklaruar Osmani.

Osmani insiston se duhet të ketë ndihmë nga niveli qendror në rritjen e numrit të punëtorëve.

Zyrat e ARBK-së janë hapur në 15 janar të 2024-tës në Mitrovicën e Veriut.

source

Të ngajshme

Sot hapet Forumi i parë ekonomik në mes të Kosovës dhe Portugalisë

Rezultatet e zgjedhjeve në BE: Paralajmërim negativ për integrimin evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi

E trishtë: Kjo është gruaja 45-vjeçare që i dha fund jetës në shtëpinë e saj në Prizren