Telenews

Mbi 37 mijë banorë rezidentë e lëshuan Kosovën më 2024

Tridhjetë e shtatëmijë e katërqind e pesëdhjetë e një banorë (37, 451) lëshuan vendin gjatë 2024.

Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila theksoi se gjatë po të njëjtës periudhë imigruan në Kosovë  mbi 9 mijë banorë.

“Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10,888 banorësh. Vendbanimin (komunën) e tyre e ndërruan 21,513 banorë. Kurse, imigruan në Kosovë 9,038 banorë. Derisa emigruan 37,451 banorë”, njoftoi ASK.

ipas kësaj Agjencie, Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2024 ishte – 28,413 banorë.

Për pasojë, “popullsia rezidente e Kosovës në vitin 2024 u zvogëlua për 17,525 banorë”.

ASK thotë po ashtu se popullsia e vlerësuar e Kosovës për vitin 2023 ishte 1,603,115, kurse për vitin 2024 ishte 1 milion e 585 mijë e 590 banorë rezidentë.

Të ngajshme

Koci me kritika për deputetët : 30 minuta punë në muaj – 2,000 euro rrogë

Donat Hashani

Abazi për Osmanin: Është në përgatitje për dalje në garën politike për zgjedhje

Donat Hashani

Çaktivizohet bomba e Luftës së Dytë botërore në Hamburg, përmbante kaq kilogram eksploziv

Donat Hashani