Mbi 4 mijë litra naftës janë shpenzuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministrat e këshilltarët e kabinetit të saj, për periudhën janar-tetor, 2023. Në total, nga buxheti i shtetit vetëm për derivatet janë shpenzuar 5 mijë e 419 euro. Kjo është mësuar nga kërkesa që Gazeta Insajderi ka bërë për Qasje në Dokumente Publike.
Janë dërguar emrat e shoferëve por jo emrat e secilit zyrtarë që kanë kryer këto udhëtime.
Përmendet, Nijazi Behluli si shofer i ministres Nagavci, si dhe Besim Pushkën e Valon Dulën si shofer të zëvendësministrave të MASHT-it, emrat e të cilëve nuk janë cekur.
Disa litra, thuhet se janë shpenzuar edhe nga “kabineti i këshilltarëve”, siç iu janë referuar nga kjo zyrë, duke mos theksuar emrat e tyre.
Më poshtë gjeni se sa është shpenzuar për secilin muaj:
Janar 430.44 euro janë shpenzuar gjithsej 318 litra
Shkurt 392.42 janë shpenzuar 311 litra
Mars 534.97 euro janë shpenzuar gjithsej 433 litra
Prill 334.96 euro janë shpenzuar gjithsej 283 litra
Maj 762.78 janë shpenzuar 680 litra
Qershor 617.60 euro janë shpenzuar 535 litra
Korrik 598.69 janë shpenzuar gjithsej 497 litra
Gusht 565 euro – janë shpenzuar gjithsej 428 litra
Shtator 549.06 euro janë shpenzuar gjithsej 378 litra
Tetor 633.27 euro janë shpenzuar 455 litra
Ditëve në vazhdim, Gazeta Insajderi do të publikojë edhe shpenzimet tjera të Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit./Telenews./