Telenews

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar trendin pozitiv të mbledhjes së të hyrave tatimore edhe gjatë 5-mujorit të parë të vitit.

Për periudhën Janar – Maj 2026 janë mbledhur mbi gjysmë miliard euro tatime, respektivisht 517.4 milionë euro.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat tatimore shënojnë rritje prej 57 milionë euro, ose 12.4% më shumë.

Rritja e të hyrave tatimore është rezultat i aktiviteteve operative, zgjerimit të e-shërbimeve tatimore, përdorimit të mekanizmave që mbështesin luftimin e ekonomisë joformale, si dhe ngritjes së përgjegjshmërisë brenda autoritetit tatimor.

Të ngajshme

Ministrja Pacolli: 7 gurthyesve u ndalohen punimet, ndërsa 3 të tjerë gjobiten me 7 mijë euro!

Yllka Gashi

Ditë me bereqet për shoferët, nafta lirohet 3 centë

Yllka Gashi

Afro 5 mijë maturantë i nënshtrohen sot Provimit të Maturës

Yllka Gashi