Telenews

Mbledhja e kryesisë së Kuvendit: Arben Vitia do të ftohet në interpelancë –

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar mbledhjen e radhës për të hënën, me ç’rast ka propozuar rendin e ditës për seancën e ardhshme plenare, ku pritet të shqyrtohen disa çështje me interes të lartë publik.

Vëmendjen kryesore në këtë seancë pritet ta marrë interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Kjo interpelancë vjen pas rastit tragjik të vdekjes së një pacienteje me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur për katër muaj me radhë pa terapinë e nevojshme, si dhe për gjendjen alarmante me mungesën e barnave onkologjike në vend.

Përveç sektorit të shëndetësisë, në agjendën e deputetëve do të jetë edhe një tjetër temë e nxehtë. Bëhet fjalë për mocionin përmbajtjesor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.

Punimet e seancës plenare do të nisnin sipas rregullit me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, për të vazhduar me deklarimet e deputetëve jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, para se të kalohet në shqyrtimin e pikave të propozuara.

Të ngajshme

Tragjedi në Gjonaj të Prizrenit, 22-vjeçari humb jetën pasi bie me motoçikletë nga lartësia –

KushtrimGuraj

Djali i Afrim Bunjakut emocionon pas betimit si polic i Kosovës: Si baba im, jam gati ta jap jetën për Kosovën –

KushtrimGuraj

Kulturë e lartë, qytetari shembullor nga Ferizaj paratë e gjetura i dorëzon në polici –

KushtrimGuraj