Telenews

Mblidhen dy komisione parlamentare, ky është rendi i ditës

Dy komisione të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot mbledhjet e radhës.

Në orën 11:00, Komisioni për Integrime Evropiane do të mblidhet, ku në rend dite është shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror.

Po në të njëjtën kohë do të mblidhet edhe Komisioni për Buxhet.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë disa projektligje që lidhen me çështje financiare dhe buxhetore.

Ky është rendi i plotë i ditës:

Komisioni për Integrime Evropiane

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 26.02.2026;
3. Shqyrtimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror;
4. Të ndryshme.

Komisioni për Buxhet

1.    Miratimi i rëndit të ditës;
2.    Miratimi i procesverbalit datë: 19.02.2026
3.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës;
4.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të bazuar në Politika
5.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-017 për ratifikimin e marrëveshjen së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën
6.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin ”Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.
7.    Të ndryshme.

Të ngajshme

Trump kërcënon Iranin pas sulmeve të reja: Ushtria jonë ende s’ka filluar

Valjeta Turkaj

Zelensky thotë se situata në vijën e frontit ka qenë më e mira për Ukrainën në 10 muajt e fundit

Valjeta Turkaj

Ekzekutivi miraton marrëveshjen për bashkëpunim ushtarak dhe financiar me Turqinë

Valjeta Turkaj