Telenews

Mblidhen kryetarët e komunave veriore – diskutojnë për targat dhe letërnjoftimet

Kryetarët e katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit në orën 12:00 do të mbajnë seancë të përbashkët.

Në seancën e cila do të mbahet në Zveçan, përveç këshilltarëve do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit dhe deputetët e Listës Serbe..

Kosova Online raporton se, “në këtë seancë do të diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë”, e cila do të jetë pjesërisht e hapur për publikun, dhe do të analizohen zhvillimet rreth reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.

Kanë mbetur edhe 7 ditë deri në zbatimin e masës së reciprocitetit nga ana e Kosovës që ishte shtyrë për një muaj, njofton Klankosova.tv

Të ngajshme

Rama: Investimi në Sazan, sipas standarteve të BE-së

Yllka Gashi

Zjarret përfshijnë destinacionet turistike në Evropë, evakuohen fshatra në ishullin grek Paros

Yllka Gashi

“Luftoi me detin”, 16-vjeçari gati sakrifikoi veten për të shpëtuar të miturin

Yllka Gashi